E Shtunë, 31 Tetor 2026

Driteroi anulon protestat e opozites

14-10-2010 / Gazeta 55

Edhe pse e mbajne si patriark te se majtes shkrimtari Dritero Agolli ska ngurruar qe ne pervjetorin e lindjes ti cilesoje protestat e Edvinit si te ushtruara pa karar dhe betejen e tij anti-korrupsion si nje shfaqje moderne te flete-rrufeve te kohes se Mao Ce Dunit. Edhe pse nga shtepia Driteroi ka kuptuar shume shpejt deshtimin ne shkalle te gjere qe po e pret PS-ne dhe ka nuhatur lojen qe po luan Rama per ti shtyre protestat e fundit te tij politik

Ne diten e 79-vjetorit te ditelindjes se tij ikona e PS-se Dritero Agolli ka zhvleftesuar protestat e opozites. Konsideraten e tij zhvleresuese per protesta e opozites Dritero Agolli e shprehu ne nje interviste te tijen ne nje televizion.
Gazetari i televizionit i zellshem per te mos ia prishur deshiren Edi Rames per te intervistuar Dritero Agollin mesohet se me nje fryme ka shkuar ne shtepine e ketij te fundit pikerisht ne diten e 79 vjetorit te lindjes se tij.
Nga ajo cfare u shfaq nga intervista e Dritero Agollit ne televizion binte ne sy se dy ishin meraqet e gazetarit te Edi Rames nje pyetje per protestat e opozites dhe nje pyetje per akuzat po te opozites per korrupsionin e pretenduar te mazhorances.
Per te dyja pyetjet ne te dyja pergjigjet e tij Dritero Agolli i ndergjegjshem dhe i ftilluar jo si nje 79 vjecar i injoroi keto aksione me te fundit te opozites.
Duke mos qene parimisht kunder protestave ne demokraci Dritero Agolli i vleresoi historikisht ato si te rendesishme. Po te mos kishte protesta nuk do te na hiqnin vizat nuk do te hynim ne BE sepse do te thoshte Europa dhe Bota se keta mbyllen gojen... u shpreh Dritero Agolli.
Duke ju kthyer aktualitetit saktesisht tentatives se fundit te opozites per nisjen e sezonit te ri te protestave te radhes Dritero Agolli gjeti momentin ti injoronte ato thjesht dhe vetem duke i perqasur me nje fraze popullore te tipit gjella me kripe dhe kripa me karar.
Duke shpjeguar kete kosniderate te tijen per protestat e opozites Dritero Agolli kishte edhe nje shpjegim shtese paksa origjinal.
Sipas tij po te bejme gjithmone protesta do te ngelemi pa pune. Cfare te bejme ti marrim te gjithe nga arat ku jane duke leruar dhe tu themi hajde dilnin dite per dite ne protesta... Edhe keto nuk shkojne duket se vulosi qendrimin e tij per protestat e opozites Dritero Agolli.
Ne mos qendrimi i Dritero Agollit ishte i kerkuar dhe i sajuar nga Edi Rama per ta perdorur si pretekst per tu terhequr nga protestat e paralajmeruara cuditerisht ai qendrim kishte dicka te perbashket me qendrimin po te djeshem te Blendi Klosit i cili shqetesim me te madh kishte pretendimin per mbajtjen e nje pjese te pagave te deputeteve socialiste nga ana e kryeparlamentares... se sa protestat.
I pyetur per protestat e paralajmeruara per javen e ardhshme nga ana e opozites Blendi Klosi telgrafikisht konfirmonte Dritero Agollin kur thoshte se ende nuk eshte vendosur slogani qe do te perdoret ne keto protesta ndersa nuk sqaroi asnje detaj te strategjise se mundshme qe do te perdoret per protesta... por se nuk harroi strategjine qe deputetet socialiste do te perdorin per te perfituar pjesen e pagave te pretenduara se u jane mbajtur nga kryeparlamentarja.
Duke e lene Blendi Klosin ne hallin e tij te madh mosmarrjen e pages se plote Dritero Agolli me i qete ne kete drejtim nuk la nga ana tjeter pa thumbuar apo pa hedhur kunja edhe per akuzat e pretenduara te opozites ndaj mazhorances.
Duke u mbeshtetur serish ne tabanin popullor Dritero Agolli kujtoi se keto akuza jane si ato fleterrufete qe dikur vareshin ne mur por se tani te njejta fleterrufe i mbajne dhe i tunin ne dore deputetet e PS-se.
Keto akuza jane fleterrufe qe mbahen dhe tunden ne dore por qe dikur vareshin ne mur. Ndaj me mire tia lene kete pune prokurorise nuk duroi Dritero Agolli pa shperthyer ne talljen e tij me deputetet socialiste mbajtes dhe tundesit te fleterrufeve...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›