Tifozet serbe na kujtuan regjimin paranoid socialist dhe nacionalist te Milloshevicit
Nje loje futbolli e anuluar lufte urbane ne rruge nje duzine te arrestuarit nje situate surreale qe ka kthyer nje ndeshje futbolli ne dicka te papercaktueshme nje dicka mes bastisjes se nje grupi kriminal dhe nje akti proteste politike. Kjo ka ndodhur para dy ditesh ne Xhenova ku do te duhej te ishte luajtur ndeshja mes Italise dhe Serbise. Por tifozeria serbe te cilen nuk duhet te trembemi per ta percaktuar fashiste e kane pare me te arsyeshme te japin spektakel ne nje skene me perparesi te rendesishme te nje tragjedie qe ka tronditur ka zemeruar dhe ka frikesuar cdokend. Protestat e dhunshme me sa duket ishin vec politike para se te hyhej ne sport. Kishte parulla dhe banderola qe thoshin se Kosova eshte Serbi dhe jane pare gjeste tejet ultra-nacionaliste. Dhe eshte pare gjithashtu nje akt shume i rende nga futbollisti Dejan Stankovic ylli i kombetares se Ballkanit dhe i Interit te Milanos i cili ne nje moment gjate mbremjes ai thote per te qetesuar tifozet shkoi ne sektorin serb te stadiumit duke duartrokitur nje grup te vogel banditesh dhe me krenari shfaqi veprimet tipike si ai i tre gishtave te nacionalizmit serb.
Te komentosh ate qe kemi pare me sy para dy netesh ne Xhenova nuk eshte e lehte. Jo sepse nuk ka asgje per te thene por pikerisht e kunderta. Pse Se pari duhet bere nje shkrim mbi rendin publik dhe tu kerkojme autoriteteve sesi eshte e mundur qe tifozet ne tribune ishin te detyruar te zbraznin canta bosh xhepat ne kerkim te ndonje gjeje te rrezikshme. Kurse serbet kishin me vete fishekzjarre drunj kacavida etj. Po ashtu u duhet kujtuar miqve serbe se ceshtjen e Kosoves e kane per faj te tyre duke pare se nderhyrja e NATO-s ne vitit 1999 eshte shkaktuar nga nje proces shkencor i spastrimit etnik kunder shqiptareve te Kosoves nga regjimi paranoid socialist dhe nacionalist i Sllobodan Milloshevicit. Sikurse do te duhej te flisnim mbi marredheniet ndermjet tifozeve dhe politikes si nje fenomen qe eshte duke u zhvilluar edhe ne vendin tone kupto Itali por sidomos ne Europen Lindore eshte nje realitet shqetesues.
Pastaj duhet te benim nje shkrim per politiken qe nxit dhunen per sigurine e Europes dhe gjendjen e demokracise ne Serbi si dhe per sulmet e dhunshme kundra homoseksualeve ne Beograd.
Megjithate pavaresisht nga nevoja per te adresuar pyetje drejt ketyre ceshtjeve te rendesishme ne kete moment eshte me te vertete e deshirueshme te interpretojme rolin e tifozeve te plagosur ne shpirt te cilet u privuan nga spektakli i nje ndeshjeje futbolli. Po sepse nese hyjme ne sokakun e analizes politike dhe historike te politikes nderkombetare dhe ne qofte se ne do te mbrojme interesat e ketij apo te atij vendi ne jemi thjesht duke bere loje e atyre dhe ndihmojme iluzionet megalomane e bandite te atyre qe organizuar ngjarjet e para dy neteve dhe te atij djalit trupmadh i cili u arrestua per fat te mire qe udhehoqi revolten si nje frikacak i fshehur nga maska.
Nuk duhet te biem ne kurthin e ngritur nga keta njerez. Ose te filloje me akuzat pa dallim kunder Serbise ne teresine e saj. Vendi ballkanik i cili po del pas njezet vitesh agoni e lufterash ende meriton besimin tone pavaresisht ngjarjeve te dy neteve me pare pavaresisht sulmeve ne Gay Pride Po ajo e meriton ate. Sepse sot ne Beograd disa persona me mund e me dhimbje po angazhohen ne nje konsolidimin te demokracise ne nje vend ku kjo gje nuk eshte shume e dhene. Dhe ne qofte se eshte e ngadalte ndoshta shume ngadale eshte gjithashtu fale asaj nderhyrje te ushtrise ne 1999 fale atij angazhimi te NATO-s e cila nuk ishte pushtim i huaj ose ndikim i tepruar. Por kjo e ultra-nacionalisteve tifoze nuk mund te kuptohet por perderisa nje lojtar si Stankovic u jep atyre litar te gjitha fjalet tona do te jene te kota.
Ne mund te komentonim nje ndeshje futbolli kurse sot po flasim per dicka tjeter. Per nacionalizmin politiken lufta pavaresia dhe dhuna. Pothuajse sikur topi i ndjekur nga 22 djem nuk eshte i rendesishem pothuajse sikur futbolli eshte bere nje asgje sikur futbolli eshte nje fenomen periferik duke filluar nga miliardere qe kane interes te politizojne idiote qe tu vene zjarr nje stadiumi dhe nje qyteti. Sepse sic tha gazetari i madh italian i sportit Gianni Mura dhe ne e miratojme plotesisht ate Futbolli eshte per disa apo per dike edhe politike dicka e piste shfaqje e muskujve dhe e parullave. Nuk ka paqe nuk ka fairplay nuk ka etike. Ne rast se ju e kishit harruar faleminderit qe na e kujtuat.