E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga brenda burgut 313, kokaina dhe hashashi u gjetën të fshehur në makaronat e gatuara

Një sasi kokaine dhe kanabisi u zbulua një ditë më parë brenda ambienteve të burgut 313, në Tiranë.

Droga dyshohet se ishte fshehur në ushqime, në makaronat e gatuara.

Gjatë kontrolleve në ambientet e burgut janë sekuestruar gjithsej 17 doza kanabisi dhe 12 doza kokaine.

Autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e rastit, ndërsa pritet të përcaktohet edhe mënyra e saktë se si droga është futur në burg dhe personat përgjegjës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›