E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga e Rinasit, 10 vjet burg pronares

Redinalda Caushaj
Tentoi te kalonte 40 kilograme droge me avion nga Rinasi, por i ka kushtuar denimin me 10 vjet burg ne mungese. Gjykata e Tiranes shpalli fajtore Mirela Muhametllarin, pasi prokuroria kerkoi te njejten mase gjate pretences. Vendimi eshte dhene diten e djeshme nga togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Sokol Tona. Sipas prokurorise, ngjarja per te cilen akuzohet 32-vjecarja ka ndodhur pese vjet me pare ne aeroportin e Rinasit. Megjithese u shpall ne kerkim, prej asaj kohe Muhametllari nuk eshte arrestuar, edhe pse emri i saj figuron ne listen e shume te kerkuarve.
Dy seanca me pare, prokurori i ceshtjes ka lexuar konkluzionet e tij perfundimtare dhe kerkuar shpalljen fajtore dhe denimin e Muhametllarit me 10 vjet heqje lirie. Nderkohe qe mbrojtja pretendoi shpalljen e 32-vjecares te pafajshme, pasi vertet droga eshte gjetur ne valixhet e klientes, por nuk dihet nese kjo e fundit ka qene ne dijeni te kesaj sasie lende narkotike. Trupi gjykues me pas eshte terhequr, duke lexuar edhe vendimin perfundimtar, qe ishte ai maksimal, sipas pretences se organit te akuzes, per vepren

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›