Shkaterrohet stacioni hekurudhor
Librazhd - Persona te paidentifikuar kane vjedhur mengjesin e djeshem stacionin e hekurudhes ne Librazhd, duke demtuar rende edhe pajisjet e komunikimit. Policia nisi hetimet dhe shoqeroi nje te dyshuar me inicialet A. K., si autor i mundshem i krimit. Burime zyrtare thane dje se ngjarja eshte shenuar ne tunelin ku gjendet vendkomanda e hekurudhes per kete zone, ndersa eshte kryer me thyerje. Per pasoje eshte shkaterruar edhe lidhja elektrike dhe aparaturat nderlidhese me qendren. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar demet dhe shoqeruar nje te dyshuar, banor te zones, i cili eshte marre ne pyetje.