Droga,Topalli:Qendër shtetërore rehabilitimi

Në Ditën Botërore Kundër Drogës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka kërkuar nga të rinjtë shqiptar që të qëndrojnë larg drogës. Në vizitën e saj në Komunitetin "Emanuel", kryetarja e Kuvendit lançoi nismën për ngritjen e një qendre shtetërore për rehabilitimin e të rinjve, që janë përdorues të drogës. "Ne duhet të jemi një shoqëri pa drogë, të rinjtë tanë duhet të jenë të çliruar nga çdo lloj droge apo përdorimi të saj", është shprehur ajo.
Ndërkohë nga ana tjetër kryetarja e Kuvendit ,ka falenderuar drejtuesit e qendres "Emanuel" për punën e bërë e cila është një nga qendrat kryesore për rehabilitimin e të rinjve të droguar. Në fund të vizitës, Topalli zhvilloi dhe një bisedë me të rinjtë që riaftësohen në këtë qendër.