Drogba: Kërkoj falje për sjelljet e mia
Londër - Didier Drogba kërkon publikisht falje ndaj reagimeve karshi gjyqtarit të takimit Çelsi-Barcelona. Pavarësisht se trajneri i Çelsit, Hidink, i përligji reagimet e futbollistëve të tij me padrejtësitë e gjyqtarit, Drogba deklaron se sjelljet e tij nuk duhet të merren si shembull.
"Isha shumë i ashpër në ato momente. Pashë edhe filmimet dhe e pranoj se kam gabuar. Veprimet e mia nuk duhet të jenë shembull për të tjerët, dhe për këtë dua të kërkoj falje", deklaron Drogba në faqen zyrtare të klubit në internet.