E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verderi arrin në finalen e Kupës Uefa (video)

Hamburg - Verder Bremeni arriti të kualifikohej mbrëmë në finalen e Kupës Uefa pas fitore së mrekullueshme 2-3 në fushën e Hamburgut. Vendasit e Hamburgut ishin shumë më të favorizuar, pasi patën arritur të fitonin ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 1-0.

Ivica Oliç arrin të shënojë i pari për skuadrën e Hamburgut, duke ia vështirësuar shumë situatën miqve. Megjithatë, i përhershmi Diego arrin të vendosë baraspeshën në minutën e 29-të. Me barazimin 1-1 mbyllet edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë miqtë nga Bremeni do të kthenin gjithçka në favorin e tyre, duke arritur të hyjnë në historinë e finaleve të kompeticioneve evropiane. Picarro shënon golin e dytë për Verderin në minutën e 66-të.

Bauman shënon golin e tretë për miqtë në minutën e 83-të, duke zbehur shpresat e Hamburgut. Pesë minuta më vonë është sërish Ivica Oliç që shënon për vendasit, duke ngjallur shpresat për kualifikimin.

Megjithatë, në minutat e mbetura Verder Bremeni u mbrojt mjaft mirë, duke siguruar fitoren, e cila i jep të drejtën të ndeshet me Shakhtarin e Donetskut në finalen e Kupës Uefa.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›