E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba bisedon me Interin

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drobga, siç bёjnё tё ditur mediat italiane, ka zhvilluar bisedime me zyrtarё tё Interit.Sulmuesi i Bregut tё Fildishtë dhe agjenti i tij, Pierre Frelot, raportohen se janë takuar me drejtorin teknik tё Interit, Marco Branca, dhe agjentin e menaxherit Jose Mourinho, Jorge Mendes, nё njё restorant nё Fulham tё Anglisё.Sulmuesi muskulor kaloi ditët mё tё mira tё karrierës sё tij nёn urdhrat e ish-trajnerit tё Chelseat, Mourinho, ndërsa edhe kёtё verё u lidh me njё kalim nё Inter.Drogba pjesën mё tё madhe tё këtij sezoni e kaloi jashtë fushe pёr shkak tё lëndimit, ndërsa sё fundi u ndëshkua pёr shkak tё sjelljes sё tij nё ndeshjen e Kupёs sё Anglisё ndaj tifozëve tё Burnleyt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›