Drogba duhet të mbetet në Chelsea

Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard ka thënë se klubi duhet t’i ofrojë Didier Drogbas një kontratë të re pasi sulmuesi “unik” i ndihmoi ekipit ta fitojë FA Cupën.
Drogba u bë futbollisti i parë që shënoi në katër finale të FA Cupës kur realizoi në fitoren ndaj Liverpoolit të shtunën. 34 vjeçari, refuzoi kontratën njëvjeçare kur Chelsea refuzoi t’i ofrojë marrëveshje për dy vite.
“Dua që ai të mbetet. Drogba është futbollist i shkëlqyeshëm. Ai është makinë. Jo vetëm se është i fuqishëm, Drogba është shumë i dobishëm. Golat e tij kanë rëndësi të madhe”, deklaroi Lampard për BBC Sport.