E Diel, 1 Nëntor 2026

Thiago, objektivi kryesor i Barcelonës

Trajneri i ri i Barcelonës, Tito Vilanova e sheh mbrojtësin e Milanit, Thiago Silva si objektivin kryesor të tij për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja katalane Sport ka njoftuar të hënën se Vilanova ka kërkuar blerjen e reprezentuesit brazilian gjatë bisedës së tij me drejtorin sportiv Andoni Zubizarreta.

Thiago është i vetëdijshëm për interesimin e Barcelonës por Milan vazhdon të insistojë se nuk planifikon ta shesë mbrojtësin për më pak se 40 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›