Drogba, tjeter demtim i rende

Ivoriani ka keputur ligamentet e gjurit te djathte gjate nje dyluftimi, cka do ta mbaje jashte fushave per te pakten 6 jave.
Telashe pa fund per sulmuesin e Chelsea, Didier Drogba. Lojtari afrikan ka pesuar nje demtim te rende ne ndeshjen e djeshme te Champions League kunder Cluj-it.
Ivoriani ka keputur ligamentet e gjurit te djathte gjate nje dyluftimi, cka do ta mbaje jashte fushave per te pakten 6 jave. “Nuk mund te them asgje per Drogba. Kur hyra ne dhomat e zhveshjes e pashe te fliste me mjekun e skuadres. Tha se ka nje problem dhe nuk arrin te levize kemben”, deklaroi tekniku Luis Felipe Scolari.
Drogba, i cili eshte sulmuesi kryesor i skuadres londineze, vjen pas nje demtimi te rende qe e mbajti disa muaj larg fushave dhe ndalesa e radhes eshte nje tjeter goditje qe ai dhe skuadra e Chelsea merr ne kete pike te sezonit.