Raikkonen i zhgenjyer nga sezoni 2008

Kimi Raikkonen dorezon armet dhe pranon se ky nuk ishte viti i tij. Kampioni i botes eshte i detyruar ta dorezoje kuroren pas nje sezoni te mbushur me zhgenjime.
“Garohet naten apo diten, kjo ka pak rendesi pasi mund te them se ky nuk ishte viti im. Singapori perfundoi si SPA. Sa me shume te sforcohemi aq me pak dhurojme paraqitje te mira”, shprehet finlandezi, i cili shprehu hidherimin per situaten ne te cilen ndodhet ai dhe skuderia nga Maranello.
“Nuk arrij te gjej nje shpjegim per kete situate te erret dhe nuk mund te bej asgje per te ndryshuar ate qe ndodhi. Duhet te shikojme perpara per tre garat e ngelura. Jemi te vetedijshem qe i kemi mundesite per te fituar te gjitha garat qe kane ngelur”, shtoi piloti i Ferrarit.
Me tej, ai pohoi se skuadra ka bere nje pune te madhe per kete sezon dhe nuk e meriton nje paraqitje te tille. “Me dhemb shume kur kujtoj humbjen e pikeve ne menyre te tille sin e Singapor”, perfundoi Raikkonen.