E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge e dollare fals, prangosen kater

TIRANE - Kater persona jane vene ne pranga pasditen e djeshme nga Policia e Tiranes. Burimet zyrtare bene te ditur se gjate operacionit te koduar "Lulishtja", kane vendosur nen pranga 4 te rinj per akuzen e "prodhimit dhe shitjes se narkotikeve", si dhe "falsifikim te kartemonedhave". Ne pranga jane vene, Bilal Hasani, 47 vjec, Veprim Kaja, 22 vjec, Emiljano Sinani, 19 vjec dhe Pranvera Nasto, 34 vjece. Te arrestuarit jane kapur ne flagrance gjate shkembimit te lendes narkotike e dyshuar si kanabis sativa, ku jane sekuestruar 154 grame, qe ishte e ndare ne 29 pako. Nderkaq jane kapur dhe 700 dollare, qe dyshohet se jane te falsifikuar.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›