E Diel, 1 Nëntor 2026

Droge ne Kakavije nje ne pranga

Një trafikant droge ka mundur te kaloje te gjitha postoblloqet e policisë  nga Fieri deri ne Gjirokastër, por përfundon ne pranga ne Kakavijë. 
Ekspertwt e policisë kufitare te Drejtorisë rajonale ne Gjirokastër, zbuluan 24 kg mariune ne mjetin e nje 23 vjeçari nga qyteti i Fierit. 
Bilal Hoxha u arrestua ne piken e kalimit kufitare te Kakavijes pas kontrollit  nga ana e punonjësve te policisë kufitare mjetit me te cilin po udhëtonte. 
Lënda narkotike u gjet ne pjesën e poshtme te makinës, futur brenda ne serbatorin te cilin drejtuesi e kishte prere.
Nga hetimet e deritanishme droga është blere ne Fier dhe po transportohej për tregun e narkotikeve ne Greqi. 
Policia Kufitare e Gjirokastrës, është vlerësuar disa here edhe nga ambasada amerikane për luftën ndaj drogës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›