Liqeni artificial i Tiranes nuk do te cenohet nga ndertimet
Liqeni artificial i Tiranës nuk do të cënohet nga ndërtimet. Plani urbanistik i kryeqytetit parashikon shtimin e hapësirave të gjelbra, jo reduktimin e tyre.
Është kjo përgjigja që kryebashkiaku Basha i ka dhënë pretendimeve të opozitës.
“Përmendët çështjen e Parkut të Liqenit. Një nga parimet kryesore të Planit është mos cënimi i hapësirave të gjelbra të mbetura në këtë qytet dhe në këtë kuadër, Parku i Liqenit ruan vijën e përcaktuar nga vendimi i fundit i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Synimi ynë, siç e kam shprehur, siç e keni parë ndoshta edhe në buxhetin e këtij viti është që pjesa perëndimore e këtij parku, që sot karakterizohet nga shpate të zhveshura, të pyllëzohet me qëllim që të shtohen 80% pjesët e pyllëzuara të parkut të Liqenit”.
Të njëjtën përgjigje kanë marrë dhe deklaratat akuzuese për digën e liqenit, i cili sipas këshilltarëve të majtë, rrezikohet nga projektet shkatërruese.
“Folët për Digën. Në planin e detajuar vendor të kësaj zone është përcaktuar si zonë me prioritet zhvillimi në qytetin e Tiranës. Nuk mund dhe nuk do të zhvillohet as hapësira aktuale e pishinave dhe as hapësira aktuale e klubit “Dinamo“. Zhvillimi i projektit të mëparshëm parashikonte zhvillim intensiv të zonës poshtë digës, ndërkohë nga parashikimet e këtij plani që natyrisht do të detajohet me PDV, ¾ e kësaj zone do të kalojnë në ruajtje”.
Plani urbanistik i Tiranës parashikon që norma e hapësirave të gjelbra të kalojë kutotat 0.8 m2 për banor që jemi sot në 3 m2 për person.