E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dronët në qiellin e SHBA-së, qeveria Biden tani po dërgon një sistem zbulimi në Nju Jork

Qeveria amerikane po dërgon një sistem zbulimi të dronëve në shtetin e Nju Jorkut.

Këtë e bëri të ditur guvernatori Kathy Hochul, pasi u pyet rreth objekteve misterioze që fluturojnë në qiejt e Bregut Lindor dhe më gjerë të cilat janë shtuar ditët e fundit.

Me panikun e përhapur në rrjetet sociale, për “UFO-t” e supozuara, Hochul kërkoi ndihmë federale pasi shikimet e dronëve detyruan pistat në Aeroportin Ndërkombëtar Steëart të mbylleshin për një orë javën e kaluar. 

Dronët e parë në verilindje të Shteteve të Bashkuara funksiononin të gjithë “legalisht”.

Shtëpia e Bardhë e tha këtë pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump i kërkoi qeverisë së Shteteve të Bashkuara të ishte transparente në lidhje me një situatë që shkaktoi një zhurmë publike.

“Vlerësimi ynë në këtë fazë është se aktiviteti që i referohemi përfaqëson drone komerciale, amatore ose të zbatimit të ligjit, të gjitha funksionojnë ligjërisht ,” së bashku me disa avionë apo edhe yje të gabuar për drone, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

Një ditë më parë, presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, deklaroi se qeveria e di se çfarë ndodh me dronët, por nuk dëshiron të thotë.

“Qeveria e di se çfarë po ndodh me dronët. për disa arsye ata nuk duan të thonë se për çfarë bëhet fjalë, ata duhet ta bëjnë atë në vend të kësaj.” tha Donald Trump .

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›