E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dropull, Fshati Zervat vuan mungesën e banorëve

Fshati Zervat i bashkisë Dropull dikur numëronte rreth 230 familje , ndërsa sot banohet vetëm nga të moshuarit . Ashtu si cdo zonë rurale pas viteve 90 po përballet me largimin e familjeve kryesishtë të të rinjve edhe Zervati përballet sot me të njëjtën plagë shoqërore.Për banorët që sot jetojnë aty braktisja e fshatit është e dhimbshme . 

E ndërkaq duket se ky nuk është  i vetmi problem në këtë zonë. Banorët thonë se prej kohësh vuajn mungesën e ndricimit publik ,sipas tyre kjo situat vjen nga neglizhenca e personave përgjegjës të agjencisë së shërbimeve publike. Në fshatin Zervat sot banojnë rreth 30 familje të cilët jetojnë kryesisht me pensione dhe  bujqësi familjare . 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›