Pogradec, aktivitet për ndërgjegjësimin ndaj HIV/AIDS

Në kuadër të Dita Botërore kundër HIV/AIDS, duke qenë një ditë ndërkombëtare kushtuar ndërgjegjësimit për HIV/AIDS, Drejtoria e Turizmit, Kulturës dhe Rinisë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Dega Pogradec, si dhe me dy gjimnazet “14 Engjëjt” dhe “Dëshmorët e Pojskës”, organizuan një aktivitet sensibilizues me të rinjtë.
Qëllimi i kësaj dite lidhet me faktin se kujton institucioneve kompetente që HIV nuk është zhdukur – ekziston ende një nevojë jetike për të mbledhur para, për të rritur ndërgjegjësimin, për të luftuar paragjykimet dhe për të përmirësuar edukaten kundrejt HIV/AIDS.