Dropull,ambasadorja greke – qytetare nderi,diplomates Kostandina Kamici i mbaron mandati në Shqipëri

Në mbledhjen e radhës të muajit shtator, Këshilli i Bashkisë votoi në unanimitet që Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë të shpallet “Qytetare Nderi” e Dropullit dhe Pogonit, pas propozimit të Kryetarit, zotit Dhimitraq Toli.
Ceremonia e akordimit të titullit u zhvillua në ambientet e Bashkisë me pjesëmarrjen e disa anëtarëve të Këshillit dhe drejtuesve vendorë. Ceremoniali filloi me mikpritjen tradicionale dropullite.
“E ndjemë për detyrë që t’i bënim këtë nder ambasadores së Greqisë në Shqipëri, sepse është një zonjë që është sjellë shumë mirë me bashkinë tonë dhe na ka ndihmuar në shumë probleme që duhej t’i zgjidhnim. Ka qenë gjithmonë pranë nesh,” u shpreh Donika Bauçi, Kryetare e Bashkisë Dropull.
Gjatë përshëndetjes së tij, Kryetari Dhimitraq Toli falënderoi zonjën Ambasadore për kontributin e saj në zgjidhjen e disa problemeve imediate me të cilat u përballën banorët e Dropullit dhe Pogonit. Ndërsa zonja Ambasadore përshëndeti e emocionuar, pasi ka ndjerë respektin dhe dashurinë e njerëzve të thjeshtë në Dropull dhe Pogon.
Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Kostandina Kamici, u shpreh: “Sot dua të flas me fjalë zemre, pa letër të shkruar. Gjatë qëndrimit trevjeçar në Shqipëri, Dropulli ishte bashkia që kam vizituar më shpesh. Tashmë jam njëra prej jush dhe largohem me përshtypjet më të mira. Kam shumë konsiderata për popullin shqiptar, pasi vlerësoj shumë vullnetin që na karakterizon.”
/rtsh.al/