E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droutsas: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Ministri Plotësues i Jashtëm grek, Dimitris P. Droutsas garantoi se Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashëm Meta ai vlerësoi se angazhimi për reformat është i kanaqshëm. Droutsas theksoi se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Europian. Ai theksoi se minoritetet dhe emigrantët janë një urhë miqësie mes dy vendeve.
Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm , Ilir Meta tha se qeveria "Papandreu" në Greqi ka përpiluar në axhendë për të përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Meta pohoi se Shqipëria ka plotësuar kriteret për të përfituar liberalizimin e vizave brenda vitit 2010-të. Ai tha se Greqia është një partner i shkëlqyer politik për vendin tonë dhe një nga mbështetësit kryesor për anëtarësimin në NATO. "Greqia është një faktor kryesor mbështetës në ekonomi e tregti", theksoi Meta. Zëvendëskyreministri bëri me dije dse mes dy vendeve do ketë një komision të përbashkët ekonomik për të tërhequr investimet. Ai foli edhe për marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë duke theksuar se në aktet e marrëveshjes ka pasur transparencë. "Ka pasur spekulim me transaprencën e marrëveshjes detare me Greqinë, por në ccdo akt të saj ka pasur transaprencë", pohoi Meta. Në lidhje me këtë çështje, Ministri Plotësues të Jashtëm grek, Dimitris P. Droutsas tha se marrëveshja e kufijve ujorë Shqipëri-Greqi është në interes reciprok të dy vendeve. "Pakti është në interes reciprok të dy vendeve.
Ka të bëjë me kuadrin e marrëdhënmieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe
përbën një hap të mirë në përpjekjet e Shqipërisë drejt BE-së.
Çdo vend ka procedurat e saj të ligjshme, që kanë të respektueshme", argumentoi ai. Ai theksoi gjithashtu se Greqia kërkon zgjidhjen sa më shpejt të kontekstit të emrit me Maqedoninë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›