Shqipëria në BE,Moisiu: Politika të bëjë më shumë

Ish-presidenti Alfred Moisiu në seminarin ndërkombëtar për përafrimin e eksperiencave të tranzicionit midis Spanjës dhe vendit tonë i bëri thirrje politikës shqiptare që t'i përkushtohet më tepër faktit të integrimit të Shqipërisë në BE. "Vendi ynë", vazhdoi më tej Moisiu "ka probleme me drejtësinë dhe zbatimin e ligjit ndërkohë politika jonë merret vetëm me problemet e saj duke harruar votën e elektoratit". Sipas tij, pakujdesia e politikës ka bërë që zhvillimi i Shqipërisë të jetë i ngadaltë .
Ndërkohë që ministri i Shtetit Genc Pollo i kërkoi opotizës që të kthehej në Kuvend pasi kjo nuk do të ndihmonte vetëm anëtarësimin në NATO, por është dhe një detyrim i opozitës ndaj elektoratit që i dha votën. "Shpesh rezultati që del nga votimet është i papëlqyeshëm", vazhdoi Pollo "por gjithsesi vullneti i elektoratit nuk mund të kundërshtohet". Sipas tij, rruga drejt demokracisë është e lodhshme dhe duhet bashkëpunimi i opozitës ashtu dhe i maozhorancës.
Këto deklarata janë bërë vetëm disa orë para fillimit të protestës së opozitës në sheshin "Skëndërbej" për hapjen e kutive të votimit. Hapja e kutive të votimit është një prej kërkesave kryesore të opozitës për rikthimin në Parlament. Të njëjtat thirrje i janë bërë opozitës edhe prej figurave të tjera të qeverisë.