E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drucas-Milloshoski takim për çështjen e emrit

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Dimitris Drucas dhe Antonio Milloshoski të premten pritet të takohen në Budva për të diskutuar për kontestin e emrit.

Takimi do të zhvillohet para takimit në Nju Jork midis palëve negociatore greke dhe maqedonase me ndërmjetësimin e mediatorit të OKB-së, Metju Nimiç. Ministria e Jashtme e Maqedonisë nuk ka zbuluar detaje lidhur me axhenden e këtij takimi, por është bërë me dije se nismëtarë për realizimin e tij është ministri Milloshoski.

Të dyja palët pritet të dëgjojnë qëndrimet rreth emrit dhe mundësitë për lëshimet që të vendet janë të gatshme të bëjnë, me qëllim të afrimit të pozicioneve. Takimi zhvillohet në prag të konferencës joformale të shefave të diplomacive të vendeve të Evropës Juglindore të organizuar nga Mali i Zi.

Më herët, kryeministri grek, Jorgos Papandreu deklaroi se nuk është optimist për një zgjidhje të shpejtë të kontestit të emrit me Maqedoninë.

Deklaratën e tij Papandreu e bëri në Parlamentin vendas, në një seancë ku u diskutua për politikën e jashtme.
Megjithatë, kreu i qeverisë greke theksoi se iniciativat e Athinës për këtë cështje nuk do të ndalen derisa të arrihet një zgjidhje e përbashkët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›