E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata “Tirana”-qytetarëve: T`i themi ndal dhunës

Shoqata “Tirana” ka reaguar për demonstratën e dhunshme të 21 janarit duke i cilësuar ngjarjet si të pashembullta në historinë e kryeqytetit.

Në një deklaratë për shtyp kreu i shoqatës “Tirana” Arben Tafaj ka theksuar se ngjarje të tilla janë një pikëllim i thellë për të gjithë pasi është hera e parë që sheshi pushtohet nga turma që godasin me gurë dhe shkopinj.
 

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit të mos bëhen pre e akteve të dhunës. “I bëjmë thirrje bashkëqytetarëve t`i themi ndal këtyre akteve të dhunës që të mos kemi më të premte të zeza” theksoi Tafaj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›