E Diel, 1 Nëntor 2026

Drukas në Prishtinë, asnjë fjalë për njohjen e Kosovës

Pas takimit, kryeministri Thaçi, tha se vizioni i Kosovës është bashkëpunimi me të gjithë shtetet e rajonit.

“Vizioni i Kosovës është bashkëpunimi me të gjitha shtetet e rajonit, në kuadër të kësaj kemi një bashkëpunim të mirë edhe me Maqedoninë, edhe me Shqipërinë, edhe me Malin e Zi, këtë bashkëpunim në kuadër të perspektivës euro- atlantike besojmë se do ta kemi edhe me Serbinë”, u shpreh ai pas takimit. Ai tha më tej se Greqia gjithmonë ka luajtur rolin që i ka takuar dhe shumë të rëndësishëm për bashkëpunim në rajon, një rol aktiv dhe pozitiv.

“Sot kemi bashkëpunim biletaral në shumë fusha, bashkëpunim ky që po jep rezultatet e veta edhe në konsolidimin e Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe të perspektivës sonë evropiane. Të gjitha temat që diskutuam edhe me zëvendësministrin kanë qenë tema të interesit të relacioneve tona bilaterale, të bashkëpunimit rajonal dhe frymës integruese euro – atlantike”, vijoi Thaçi.

Nga ana e tij, numri dy i ministrisë së Jashtme greke, është shprehur se të gjithë vendet e BE-së bashkohen në një pikë që ka të bëjë me të ardhmen e Ballkanit, që sipas tij, është e ardhmja evropiane. “Mirëpo, më e rëndësishme është se këtu se të gjitha shtetet e BE-së, të gjitha 27 shtete anëtare pajtohen për një gjë shumë të rëndësishme, për një pikë shumë të rëndësishme se rajoni duhet të ketë një të ardhme të qartë evropiane dhe kjo është e ardhmja për gjithë rajonin dhe këtu ne si Greqi me shumë krenari mund të themi se u përkasim atyre shteteve të cilat kanë promovuar dhe po e promovojnë këtë ide për të ardhmen evropiane të rajonit, në një mënyrë mjaftë efikase.

Këtu i kujtojë vendimet e Këshillit të Evropës në Selanik në vitin 2003, kur perspektiva evropiane e këtij rajoni u prezantua fillimisht dhe duke iu referuar edhe iniciativës së re të Greqisë, axhendës së mirënjohur të vitit 2014 me të mendojmë të vëjmë një dinamikë të re për këtë ide, që rajonin ta shohim sa më shpejtë si pjesë të familjes tonë evropiane – të BE-së”, është shprehur ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›