E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër nisin regjistrimet për Shkollën e Magjistraturës

Gjatë këtij viti do të pranohen vetëm 8 vende, nga mijëra studentë që mbarojnë ciklin katër vjeçar në Fakultetin e Drejtësisë.

Gjatë ditës së nesërme nisin regjistrimet, ndërkohë që provimi i pranimit do të zhvillohet më datë 13 shtator 2010. Programi i pranimit përmban lëndët: E Drejtë Civile dhe Tregëtare, E Drejtë Penale, Proçedurë Civile, Proçedurë Penale, E Drejtë Kushtetuese dhe E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare dhe e Drejta e Punës, Etika Profesionale.

Në provimin pranues do të ketë dy teste, i pari është test i përgjithshëm dhe i dyti test professional. Të gjithë studentët e interesuar do të tërheqin programin e provimit pranë sekretarisë mësimore të shkollës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›