E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dua Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Philipp Lahm, ka theksuar se objektivi i tij kryesor me gjigantin bavarez është triumfi në Ligën e Kampionëve.

Lahm është anëtar i rëndësishëm i Bayernit, ku synon të mbetet edhe për shumë vite të tjera, por ka pranuar se ëndërron ta shijojë suksesin në garën më të rëndësishme të klubeve nga futbolli evropian.

Objektivi im i parë ishte të bëhem futbollist profesionist. E kam arritur atë, ndërsa tash dua ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe një garë të rëndësishme me Gjermaninë tha Lahm për uefa.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›