Dashuria ime për Bajronin

Si sot, 200 vjet më parë, pasditen e 19 tetorit 1809, Lord Bajroni hyri në Tepelenë për të takuar Ali Pashë Tepelenën. Është e njohur thënia e tij: "Nuk do ta harroj kurrë atë panoramë të veçantë në të hyrë të Tepelenës, ndërsa dielli po ulej në perëndim". Më 1956-n u botua i plotë përkthimi i "Çajlld Haroldit" nga profesori dhe miku im i dashur, Skënder Luarasi. Gjithë jetën i kam qenë mirënjohës, sepse pikërisht ai përkthim më lidhi fort dhe përjetësisht me Lord Bajronin. Ai libër i veçantë në bibliotekën time, është i nënvizuar aty ku janë vargjet më të bukura për Shqipërinë dhe shqiptarët. Isha atëherë veç një çunak 15-vjeçar dhe nuk e mendoja që Lord Bajroni do të bëhej dashuria e jetës sime. Kjo dashuri u shtua dhe u forcua më 1959-n, kur profesor Skënder Luarasi botoi të plotë letrën që Bajroni i dërgonte nënës nga Preveza më 27 nëntor 1809.
Shkrimi i parë: (1963) Kur isha student në vitin e tretë, profesor Luarasi caktoi 4 ose 5 prej nesh që të zgjidhnin dhe të shkruanin në anglisht një "temë" për një poet anglez. Unë zgjodha Bajronin. Kur e lexoj tani qesh me atë "shkrim" të parë, por pikërisht atë vit vendosa që do ti përkushtohesha ca më shumë atij, të cilit që atëkohë e quajta mikun e vërtetë të shqiptarëve. Dhe që atëherë ndjeva se ne kishim ndaj tij një detyrim të madh. Por do të kalonin shumë vite që unë ti hyja studimit të veprës dhe jetës së George Gordon, Lord Byron. Fillimi ishte me disa artikuj në shtypin shqiptar.
Libri i parë: (1987) Pas një pune disavjeçare, më 1979-n dorëzova në shtëpinë botuese "8 Nëntori" librin "Xhorxh Bajroni", i cili mu kthye për shkurtim ngaqë ishte 800-900 faqe dhe sipas rregullave, një libër kaq voluminoz nuk mund të botohej për një autor të huaj. Puna e përditshme, jo më në arsim, e ngadalësoi ripunimin, i cili u përfundua në maj 1985-n. Më 1987-n, nën kujdesin e znj. Elena Kadare, libri prej 400 faqesh u botua me 4000 kopje, por që nuk u shit haptazi, por "nën banak", ngaqë pati shumë kërkesa. Për kënaqësinë time ai u prit mirë nga lexuesit dhe kritika.
Përkujtimi i parë (1988) Në tetor 1988, me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Bajronit, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Universiteti i Tiranës organizuan një veprimtari përkujtimore në katin e dytë të hollit të Teatrit të Operës dhe Baletit. Isha ftuar si pjesëmarrës, por nuk mu dha e drejta të mbaja edhe unë një kumtesë. Meqë e mora me mend arsyen, kurrë nuk kërkova shpjegime. Isha i lumtur që ajo veprimtari u krye dhe që më bëri të mendoj se çfarë mund të bëja unë vetë. Ndërkohë edhe në Londër do të përkujtohej poeti i tyre i madh. Këshilli Britanik më dërgoi një ftesë për të marrë pjesë, duke mbuluar të gjitha shpenzimet. Trokita në portat e shtetit për të më lejuar të shkoja, por "përkujdesi" qe shumë madh, aq i madh sa u pyeta se me kë do të shkoja, meqë nuk kishim marrëdhënie diplomatike me Britaninë e Madhe. E vetmja gjë që mund ti thosha zyrtarit të lartë të KQPPSH ishte se unë "nuk kisha frikë të shkoja vetëm".
Pjesëmarrja e parë: (1990) I ftuar nga Universiteti i Lozanës (Zvicër) mora pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Bajronin. Ishte fill pas vërshimit në ambasada. Në fund të ditës së parë kërkova leje të lexoja përshëndetjen time dhe një informacion për bajronizmin në Shqipëri. Mandej u dorëzova disa suvenire, ndër to edhe një portret të Bajronit me kostumin shqiptar, i punuar mjeshtërisht në kartë de Spanjë. Të gjitha këto patën një farë efekti pozitiv dhe e ngrohën paksa atmosferën ndaj një përfaqësuesi të panjohur që vinte nga Shqipëria.
Pllaka përkujtimore: (1990) Pllaka prej allçie e vendosur më 1959-n, qe thyer. Pas dy vjet përpjekjesh ngulmuese nga ana ime, me shumë letërkërkesa drejtuar zyrtarëve të lartë të shtetit, bashkë me skulptorin Niko Thano, na lejuan të ideonim pllakën e re përkujtimore, e cila u derdh në bronz dhe u vendos në një nga bedenat e kalasë në Tepelenë, në vjeshtën e vitit 1990.
Themelimi i shoqatës: (1991) Ishte një përpjekje disamujore dhe ngulmuese për ta themeluar atë shoqatë që do ti jepte tjetër kuptim veprimtarive kushtuar Bajronit. Mbledhja e parë u bë në sallën qendrore të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Për koincidencë data e themelimit të saj është 19 tetor 1991.
Kumtesa e parë: (1993) Më 1993 pata nderin të ftohesha në Konferencën Ndërkombëtare në Nottingham, ku u paraqita me kumtesën "Shqipëria dhe Bajroni", shoqëruar me 50 diapozitivë. Sekretarja e SHNB-së më nderoi, duke më caktuar që të vendosja një vazo me lule mbi varrin e Lord Bajronit në kishë në Haknoll, në emër të Shoqatës Ndërkombëtare. Pata rastin të bëja edhe një vizitë në çifligun e Lord Bajronit, Newstead Abby. Më 1996-n mbajta kumtesën e dytë në Duisburg: "Bajroni dhe Orientalizmi".
Përkujtimi i vdekjes së Bajronit: (1994) Përkujtimi i 170-vjetorit të vdekjes së Bajronit u bë në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve me një pjesëmarrje tejet të madhe dhe shumë të larmishme: miq dhe dashamirës të Bajronit, studiues, historianë dhe shkrimtarë/poetë, pedagogë e politikanë. Zoti Ismail Kadare na nderoi me pjesëmarrjen e tij. Për herë të parë mori pjesë edhe i ngarkuari me punë i Britanisë, Stephen Nash. Organizimi tërësor, kumtesat dhe përshëndetjet, numri i madh i pjesëmarrësve, prania e personaliteteve të larta të kulturës dhe shtetit shqiptar, e detyruan zotin Nash të mbante një fjalë përshëndetëse tepër të ndier dhe miqësore. Ishte vërtet tepër i prekur që shqiptarët e nderonin dhe e donin Bajronin aq shumë.
Për herë të parë, në gjurmët e Bajronit:(1996) Në vjeshtën e vitit 1996 mu plotësua një nga dëshirat e mia më të mëdha: rrugëtimi në gjurmët e Bajronit. I jam mirënjohës shkrimtares së njohur holandeze, Tessa de Loo, që e nxiti dhe e mundësoi atë gjurmim. Ajo bashkë me historianin holandez, Daniel Cosner, ma propozuan planin e tyre në Amsterdam dhe e realizuam në tetor 1996. Për katër ditë dhe katër net u rropatëm maleve të Lunxhërisë, fatmirësisht në një mot të këndshëm. Pak kohë më parë libri i saj për atë rrugëtim u botua në shqip nga shtëpia botuese "Skanderbeg books" me titullin "Miq tek Ali Pasha".
Përmbledhja e parë letrare: (1997) Këtë libër "Bajroni anglisht dhe shqip", ia kam kushtuar profesorit dhe mikut tim të mrekullueshëm, Skënder Luarasit. Aty përmblidhet çdo gjë që Bajroni shkroi në poezi dhe në prozë për Shqipërinë e shqiptarët. Mendoj se është një përmbledhje letrare, e cila meriton të jetë parësore në leximet jashtëshkollore, jo vetëm për nxënësit dhe studentët, por edhe për mësuesit/mësueset.
Nderimi i parë i pararendësve: (2000) Në librin "Miti shqiptar për Bajronin" përmenden të gjithë ata/ato që janë marrë sado pak me Bajronin dhe sidomos ata/ato që i kanë kushtuar vëmendje të posaçme atij. Është shprehje e nderimit tona për të gjithë pararendësit, që nga Jeronim de Rada më 1832-shin e deri më 1997-n. Në një punim të mëtejshëm do të mbërrijmë deri në 200-vjetorin e vizitës së tij në Shqipëri.
Prekja e parë e kostumit: (2001) I ftuar nga rektori i Universitetit të Bathit, dhjetor 2001, për një kumtesë atje, më krijuan mundësinë e një vizite në Bowood, një pronë private pranë Bathit, me një bukuri që nuk përshkruhet dot, ndonëse ishte dimër. Pronari i muzeut brenda çifligut, jashtë sezonit, e hapi atë enkas për mua dhe time bijë, më 3 dhjetor 2001. Kujdestarja e muzeut pati mirësinë ta hapte vitrinën ku ishte mbyllur një manekin i veshur me kostumin kombëtar shqiptar, i blerë nga Bajroni në Shqipëri, më 1809-n. Ishte një tronditje rrëqethëse ta prekje atë mrekulli në kadife me ojna ari qëndisur dhe mbajtur aq mirë sa dukej se qe mbaruar pak kohë më parë. Në kornizën e vitrinës shkruhej: "Bajroni me kostum shqiptar".
Seminar i parë kombëtar: (2002) Në sallën e konferencave të hotel "Mondial" u organizua i pari seminar kombëtar me një pjesëmarrje të madhe dhe me referues të moshave të ndryshme, me synimin që edhe të rinjtë të përfshihen në njohjen më të thellë të Bajronit, në nderimin dhe dashurinë për të. Më 2004-n, me rastin e 180-vjetorit të vdekjes së poetit, në "Friends Book House", u organiz