E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Dua të marr hak”, Rama tregon ku e gjen energjinë: Na kanë poshtëruar të huajt dhe tanët me dhjetëra vite!

Kryeministri i vendit Edi Rama edhe këtë të martë ka vijuar me komunikimin live me qytetarët në rrjetet sociale. Nga Panairi i Berlinit, ku Shqipëria u shpall “Vendi i Nderit”, Rama u pyet se “ku e gjen energjinë?”

Duke u përgjigjur shkurt, Rama tha se “dëshiron të marrë hak” për të gjitha vitet kur Shqipëria është poshtëruar nga të huajt dhe nga tanët.

Rama: Veç hidros kemi edhe diellin. Energjinë më të madhe e di ku e gjej, tek hakmarrja, dua të marr hak, të marrim hak, na kanë poshtëruar shumë gjatë, na kanë poshtëruar të huajt, tanët, me dhjetëra e dhjetëra vite, tani është koha të marrim hak, e di është fantastike, të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE, njësoj me të tjerët dhe duke bërë për lezet atë shenjën, gropë kemi në fund fare si për mua që jam dy metra, si për ty./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›