E Diel, 1 Nëntor 2026

“Duam drejtësi për Arlindën”, qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë

Qytetarët kanë protestuar sërish ditën e sotme në Prishtinë, si shenjë revolte ndaj Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës të dielën e kaluar.

Prutestuesit kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi “Zahir Pajaziti”, duke shpalosur kërkesat e tyre për drejtësi dhe mbrojtje më të madhe për gratë që përballen me dhunën.

Reklamë

“Kërkojmë drejtësi për Arlindën dhe për gratë e vrara. Kërkojmë që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare”, ka thënë një protestuese.

Ndër kërkesat e protestuesve janë edhe sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, vetingu i pavarur i sistemit të drejtësisë dhe legalizimi i sprejit për vetëmbrojtje për gratë.

Reklamë

Protesta është shoqëruar me thirrjet “Drejtësi për Arlindën!” dhe “Drejtësi për gratë e vrara!”

Pas protestës para ndërtesës së Qeverisë, marshuesit janë nisur drejt Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›