E Diel, 1 Nëntor 2026

Dublin protesta me kepuce dhe veze kunder Tony Blair

DUBLIN- protestues kunder luftes kane gjuajtur me kepuce dhe veze ne drejtim te ihs kryeministrit britanik Tony Blair teksa ai futej ne nje librari ne kryeqytetin e Irlandes.
Blair shkoi ne Irlande per te marre pjese ne ceremonine e pare publike te nenshkrimit te librit te tij te pare te kujtimeve.

Rreth 200 demonstrues therrisnin se Blair ka gjak ne duart e tij per shkak se ka perkrahur nderhyrjen ushtarake amerikane ndaj Irakut ne vitin 2003.
Nje prej protestuesve tha se balir po perpiqej te fitonte para te njollosura me gjak nepermjet kujtimeve te tij.

Nga ana tjeter rreth 300 te tjere kishin zene radhe ne librari per te blere te paret autobiografine e tij.

Libri i Tony Blair prezanton nje mbrojtje te fuqishme te politikes se tij gjate kohes qe ai ishte ne pushtet ndersa po shitet me shpejtesi te madhe pasi doli ne treg te merkuren e kesaj jave.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›