E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Bulku te rrefeje nese i ia dhane te shoqit nje HEC me koncension

TIRANE- Partia Socialiste ne opozite vijoi sot akuzat ndaj perfaqesuesve te maxhorances per ato qe ajo e quan korrupsion me skemen e koncensioneve te hidrocentraleve.
Ne nje deklarate per shtyp nenkryetarja e grupit parlamentar socialist Vasilika Hysi akuzoi deputeten Rajomonda Bulku se bashkeshorti i saj ka marre koncension per ndertimin e nje hidrocentrali.
Rajmonda Bulku duhet tu pergjigjet disa pyetjeve. A eshte e vertete qe bashkeshorti i saj ka marre koncensione A dini te na thoni nese ky fakt eshte i vertete dhe cilat jane arsyet qe e kane nxjerre bashkeshortin tuaj fitues ne gare A ka pasur gare ne fakt ne dhenien e ketij koncensioni tha Hysi duke shtuar se qytetaret presin te mesojne te verteten nga deputetja e PD-se Bulku.

ldquoMe vjen keq qe eshte perseri nje grua deputete dhe fatkeqesisht eshte perseri perfshirja e burrit te saj objekt i transparences sone. Shpresoj qe rrefimi i saj publik te jete i sinqerte dhe lehtesues per poziten e dyshimte ku e vendos prania ne listen e familjareve qe kane perfituar nga pushteti i popullitrdquo tha nde te tjera ne deklarate Hysi.

Pak dite me pare ka qene Gazeta Shqiptare qe publikoi dokumenta sipas te cilave ne 21 shkurt te vitit 2008 qeveria lsquoBerisharsquo ka marre vendimin ldquoPer percaktimin e autoritetit kontraktues per dhenien me koncesion te hidrocentralit ldquoBencerdquo dhe miratimin e bonusit ne proceduren perzgjedhese konkurruese qe i jepet shoqerise lsquoFerar Energyrsquordquo. Perfaqesues ligjor i kesaj shoqerie ne baze te regjistrimit zyrtar ne Qendren Kombetare te Regjistrimit eshte Fatos Pashko bashkeshorti i deputetes se Partise Demokratike Rajmonda Bulku.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›