E Diel, 1 Nëntor 2026

Dubrovnik, fillon forumi i liderëve të Evropës Juglindore

Diskutimet e liderëve do të përqendrohen në menaxhimin e ekonomisë, sigurisë globale, marrëdhënieve transatlantike, sfidave nga kriza ekonomike botërore si dhe në të ardhmen e rajonit të Evropës Juglindore.

Në takim do të jenë të pranishëm ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Miloshoski, zëvendëskryeministri i Shqipërisë dhe shefi i saj i diplomacisë, Ilir Meta, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, i Malit të Zi, Milan Roçan dhe i Bosnje-Hercegovinës, Sven Alkalaj, ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Janosh Martoni, ministri austriak për çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Mihael Shpindeleger dhe ministri turk për çështjet Evropiane dhe negociues kryesor me BE-në, Egemen Bagash.

është parashikuar gjithashtu që në takim të marrin pjesë Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule, kryeministrat e Francës, Polonisë, Sllovenisë dhe Italisë, Francoise Fillon, Donald Tusk dhe Borut Pahor dhe Silvio Berluskoni. Po ashtu, në takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›