Vjenë, Moska dhe Uashingtoni shkëmbejnë spiunët
"Shtetasit rusë të arrestuar në SHBA ndodhen në bordin e një avioni të nisur nga Vjena drejt Rusisë", deklaroi një zyrtar i shërbimeve sekrete ruse, pa bërë publik identitetin e tij.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, deklaroi se Shtetet e Bashkuara "i shkëmbyen spiunët me Rusinë për motive të sigurisë kombëtare dhe për arsye humanitare. Dhjetë agjentët rusë nuk kanë asnjë interes strategjik për Uashingtonin".
"U vendos se një vendim i shpejtë dhe global për këtë çështje duhej gjetur për arsye sigurie kombëtare dhe humanitare. Mbajtja gjatë pas hekurave e dhjetë agjentëve nuk do të kishte shërbyer për interesin kombëtar", theksoi Toner.