Due Mari, partner i ri i udhëtimeve i lidhur me rajonet Puglia dhe Molise në Itali me Malin e Zi dhe Shqipërinë

Turnetë virtualë DUE MARI, një platformë dixhitale që lidh më shumë se 600 destinacione të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të ruajtura, e mbështetur në hijeshinë e detit Adriatik dhe Jon, po lidh më të mirat e Puglia, Molise, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Operatorët turistikë dhe udhëtarët individualë, që kërkojnë përvoja autentike larg vendeve të zakonshme, janë të etur për të mësuar rreth itinerareve të reja dhe rrugëve kulturore ose aventureske. Projekti DUE MARI që filloi në vitin 2019, dhe që financohet nga Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi 2014-2020, u jep atyre përgjigjen më të mirë dhe i ndihmon ata të planifikojnë turne apo pushime të reja në një mënyrë të qëndrueshme dhe autentike.
Lidhim detet dhe rajonet
Misioni i projektit Due Mari, që nisi në vitin 2019 dhe mbyllet në dhjetor të këtej viti, është të lidhë rajonet në një destinacion tërheqës të krijuar për të plotësuar nevojat e udhëtarëve të pavarur, të përgjegjshëm, kureshtarë dhe aktivë, të ashtuquajturit turistë të rinj, që synojnë të zhyten në përvojat lokale, larg turizmit masiv. Projekti drejtohet nga Ministria e Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Rajonit Verior (ME) dhe implementohet së bashku me partnerët e projektit: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (AL), Rajoni i Puglias – Departamenti i Turizmit, Ekonomisë i Kulturës dhe Valorizimit të Territorit (IT), RAJONI I MOLISE (IT), INNOVAPUGLIA S.p.A. (IT) dhe Organizata Kombëtare e Turizmit e Malit të Zi (ME). Të gjithë partnerët u mblodhën në Konferencën Përfundimtare në Hotel CUE në Podgoricë të enjten, 30 nëntor 2023, duke shënuar përfundimin e qëllimeve të projektit.
Ulqin, Mali i ZI (Fotografi nga Ministria e Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Rajonit Verior)
Cultural Due Mari apo Due Mari Adventure?
Një arritje kyçe e projektit është platforma virutale Due Mari e sapo krijuar. Rezultati i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal dhe ndërrajonal është gjithashtu i dukshëm në krijimin e 13 itinerareve që mbulojnë dhe zbulojnë monumentet natyrore dhe kulturore në të gjitha rajonet. Platforma do të ofrojë mbështetje për komunitetet, operatorët turistikë, ofruesit e turizmit dhe vizitorët e mundshëm në planifikimin e udhëtimit të tyre të ardhshëm. Dëshira për të zhvilluar një model për menaxhimin e itinerareve kulturore që do të nxirrte në pah edhe thesaret më pak të njohura kulturore dhe natyrore të rajoneve çoi në dixhitalizimin dhe promovimin e një totali prej 659 pikash me interes – 199 në Shqipëri, 160 në Malin e Zi, 150 në rajonin Molise, dhe 150 në Puglia.
Publikime të shumta u prodhuan, duke përfshirë katalogun – Due Mari Route It, duke paraqitur pikat kryesore të destinacionit Due Mari. Një tjetër arritje e rëndësishme është kopja e shtypshkronjës nga shtypshkronja e parë cirilike sllave jugore dhe shtypshkronja e parë shtetërore në botë, tani e ekspozuar në Muzeun Njegoš në Cetinje.
/rtsh.al/