Dueti Freddie Mercury- Michael Jackson

Dy legjenda, Freddie Mercury dhe Michael Jackson, që këndojnë së bashku këngën "There must be more to life than this”. Demo e kësaj këngë është i vetmi regjistrim që ka mbetur nga ky tentim bashkëpunimi mes të dyve.
Jackson e vlerësonte shumë zërin e Mercury dhe teksa përgatiste videon e “Thriller”, publikuar në vitin 1982, i kërkoi vokalistit të Queen që të regjistronin diçka bashkë. Provuan disa këngë në studion e Michael në Majemi, por nga ato prova ka mbetur vetëm kënga e sipërpërmendur, per çfarë kanali televiziv History Channel ka pergaditur ritregimin e kësaj historie muzikore. Bashkëpunimi nuk zgjati sepse Freddie nuk duronte dot huqet e Michael, si regjistrimi i këngës duke ardhur rrotull me një thikë në dorë. /Indeksonline/