E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silva jep sqarime për “Të ka lali shpirt”

Suksesi i këngës “Të ka lali shpirt” , kënduar nga Silva Gunbardhi në bashkëpunim Dafin dhe Mandin, ngjalli shumë reagime te shqiptarët për shkak të numrit të madh të klikimeve që fitoi.
 
Për dyshimin e numrit të lartë të klikimeve, këngëtarja tregon per "Panorama": “Youtube i kontrollon klikimet përpara publikimit, jap fjalën time që këto klikime janë 100% të pastra. Edhe “Gangam style” nuk ishte në gjuhë angleze, por u bë hit, andaj nuk e di se si disa nuk i gëzohen këtij suksesi. Jam pjesë e një kontrate dhe paguhem për klikimet e këngëve. Nëse do të ishin klikimet e shtuara, atëherë kjo nuk do të ndodhte sepse janë lehtësisht të dallueshme vjedhjet. Youtube mund t’i ketë mbajtur klikimet për t’i kontrolluar siç bën gjithmonë dhe më pas i ka publikuar."
 
"Besoni që për kaq vite sa këndoj, unë nuk kam parë një reagim të tillë te njerëzit. Kur e luajmë këngën live, bëhet nami. Do jem e para që do të denoncoj nëse do ketë ndonjë parregullsi me këngën time. Po të shihni te video-grafiku, është një vijë e drejtë që ngrihet lart pandërprerë. Rritja është graduale, unë nuk i duroj dot padrejtësitë dhe, nëse do kishte diçka që nuk shkonte, e sigurt që do ta kisha denoncuar që më parë. Kam parë me sytë e mi tabulantët sepse u çudita dhe unë, janë klikime të pastra 100%. Sa herë organizohen mbrëmje me mua dhe Mandin, njerëzit bëjnë si të çmendur pas kësaj kënge”, sqaron më tej këngëtarja e njohur, e cila nëpër forume të ndryshme është akuzuar për falsifikimin e klikimeve të këngës “Të ka lali shpirt” në Youtube. /Indeksonline/
 
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›