E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhani, 1 në 6 nxënës nëpër shkolla është konsumator

Tiranë, 20 Korrik 2010 NOA Të paktën një në çdo gjashtë djem dhe vajza në shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare të vendit janë konsumatorë të duhanit.

Faktin alarmues e publikon Instituti i Shëndetit Publik që jep dhe këshillat si duhet ti qëndrohet larg këtij vesi me rrezik për shëndetin.

Shifrat janë pjesë e një studimi që ka kryer së fundi Shëndetit Publik ku ka rezultuar se 16 për qind e nxënësve të shkollave të mesme dhe atyre të sistemit 9-vjeçar janë përdorues të duhanit.

Për më tepër, veç tyre, janë dhe 16.8 për qind e nxënësve që pohojnë se kanë në plan ta nisin cigaren.

Studimi tregoi se për këtë moshë të rinisë së hershme, pirja e duhanit nuk është ndonjë gjë e dëmshme.

Të rinjtë dhe adoleshentët mendojnë se duhani është më pak i dëmshëm se veset e tjera dhe se një paketë cigare nuk sjell ndonjë dëm të madh, - pohon studimi i ISHP.

Nga të dhënat e studimit del se 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre, - evidenton ISHP.

Kurse shton se mbi 9 në 10 nxënës janë të ekspozuar nga duhanpirja në mjediset publike.

Nga ana tjetër, të paktën gjysma e nxënësve të shkollave kanë prindër që janë konsumatorë të duhanit.

Kurse shifrat e përgjithshme kombëtare dhe të BE, flasin edhe për më keq: Duhanpirja në Shqipëri arri në masën 39 për qind kundrejt 28. 6 për qind që ajo është në vendet e Bashkimit Evropian. Pirja e duhanit konstatohet se është më e lartë te meshkujt sesa te femrat, përkatësisht 60 për qind, kundrejt 18 për qind.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›