E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhen antibiotike per dhimbjen e fytit tek femijet

Me ardhjen e stines se ftohte eshte e lehte qe femijet te ndjejne djegie ne fyt. Ne disa raste zgjat dy apo tre dite dhe zgjidhet vete here te tjera shoqerohet me kolle temperature. Si dallohet nje dhimbje fyti per shkak te virozave dhe si dallohet nje dhimbje fyti per shkak te baktereve ku do te duhet dhe perdorimi I antibiotikut

Infeksionet permes virozave te cilat jane dhe me te zakonshmet shkaktojne dhimbje te forte fyti te shoqeruar me dhimbje koke kolle. Ne kete rast temperature ose mungon ose eshte e lehte dhe kur ka temperature iken vete ne dy dite shpjegojne mjeket. Format bakteriale shoqerohen gjithashtu me dhimbje fyti temperature te larte te perziera te vjella dhe dhimbje barku. Gryket jane te skuqura ose me pllaka te qelbezuara dhe pak te fryra. Ndodh qe dhe gjendrat e fytit te jene lehtesisht te fryra sqarojne mjeket. Megjithate qartesia merret vetem permes analizes me tampon ne fyt e cila te lejon te indentifikosh bakterin pergjegjes.

Si mjekohet dhimbja e fytit

Dhimbja nga virozat mjekohet me ane te gargarizmave me koluktore per te lehtesuar djegien ose antiinfiamatore ne rast temperature. Infeksioni nga bakteret kurohet edhe me antibiotike. Kur nuk kryhet analiza me tamponin apo nuk pritet rezultati i analizave ne laborator per te mesuar nese eshte infeksion viral apo bakterial terapia duhet te behet me nje logjike te caktuar zgjidhen ilacet me te lehta dhe te tolerueshme ne baze te eksperiencave klinike te meparshme nga bakteret e shperndara dhe nga mosha e pacientit. Nese terapia zgjidhet me kriter dhe ndiqet me rigorozitet antibiotiku nuk duhet nderprere asnjehere vetem me largimin e temperatures faringiti zgjidhet pa pasoja. Ndersa nje faringit bakterial i mjekuar jo ashtu sic duhet mund te krijoje pasoja si sinuzit otit dhe ne rastet me te renda ethe reumatike dhe probleme me veshkat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›