E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth Ne demokraci tere edukimi eshte thelbesor

TIRANE- Shqiperia eshte nje vend me demokraci dhe popullsi te re dhe edukimi eshte thelbesor. Ky eshte mesazhi i ambasadorit te OSBE-se Eugen Wollfarth ne nje takim te zhvilluar sot me kreret me te larte te shtetit dhe nxenesit me te mire te Shqiperise.

Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Shkences kishte organizuar nje vizite studimore te 50 nxenesve te klasave te nenta dhe te dhjeta nga Vlora Kukesi dhe Tirana gjate se ciles ata u takuan me Presidentin Bamir Topi Kryeministrin Sali Berisha Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetarin e Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja.

Shqiperia eshte nje vend me demokraci dhe popullsi te re. Ajo ka nevoje per qytetare aktive per te ndertuar te ardhmen e saj dhe edukimi eshte thelbesor per zhvillimin e nje qytetarie aktive. Frymezimi vjen permes pervojes se drejtperdrejte dhe kjo vizite studimore eshte nje mundesi e shkelqyer per keta te rinj qe te takohen personalisht me udheheqesit e tyre nenvizoi kryetari i Prezences se OSBE-se.

PROJEKTI
Vizita studimore eshte pjese e nje projekti te Prezences per ndertimin e qytetarise aktive. Ne kuader te projektit eshte bere nje vleresim i kurrikules se edukates qytetare dhe menyrave te mesimdhenies si dhe do te hartohet nje projekt-reforme se bashku me Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe Institutin e Zhvillimit te Kurrikules.
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›