E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhen dhe ca vite deri sa te zere vend kjo koshience sociale

Pyetjes me te drejte se “si ka mundesi qe shqiptaret i lejojne fatet e veta ne dore te ketyre ekzemplareve” une do t’i jepja kete pergjigje:

Duke qene të prejardhur nga një shoqeri patriarkale, ku ka mbisunduar në masë varferia, injoranca dhe veset nuk kane qene ndeshkuar rrepte, si pushtues te ndryshem edhe krere vendës te zgjuar kane ditur ta manipulojne shume lehtë situatën.

Kjo e jona është një histori e trazuar dhe e errët, ku simboli kombetar dhe Rilindja Kombetare i kane fillesat ne shek. IX. (shume vone ne krahasim me Perëndimin).

Pastaj çdo gje u nderpre, dhe Hoxha vendosi moralin e tij. Hipokrizia u be norme. Civilizim do te thote qytetari, do te thote marredhenje, do te thote respekt per tjetrin dhe mbi te gjitha moral.

A ka fuqi “brezi i rrahur” ta ndryshoje gjendjen? Sigurisht qe jo.

Vetem ka diçka qe duhet kuptuar. Qe ne demokracite liberale, shtresat shoqerore vine duke u ndare, dhe kjo lloj shoqerie (jo kjo qe po jetojme tashti) di te vendosi në vendin e vet, kuptohet relativisht, respektin e atij qe punon, e atij qe studion, dhe jo te atij qe moralizon dhe ben demagogji, por te atij qe eshte rezultativ me ndershmeri.

Duhen dhe ca vite deri sa te zere vend kjo koshience sociale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›