Duhet gjithmonë një perëndimor për të përmirësuar gjërat në Shqipëri. Po Nora Malaj çdo të thotë?

Renzo Bossi
Mediat italiane i kanë bërë jehonë vendimit të qeverisë për të pezulluar pranimet në universitetin Kristal për një vit.
Si gjithmonë duhet një perëndimor për të përmirësuar gjërat në Shqipëri, kështu e nis shkrimin e saj gazeta e njohur Corriere della Sera, që i referohet diskutimeve online në Shqipëri në lidhje me këtë çështje.
Sipas gazetës, hetuesit shqiptarët dyshojnë se diploma është blerë. Në shkrim thuhet se universiteti tani do kontrollohet rreptësisht çdo tre muaj dhe në fund të një viti pezullim, do të bëhet një kërkesë e re për akreditim. Vetëm nëse kalon testet, atëherë do mund të diplomojë studentët sërish.
Gazeta thotë se kjo është nisja e një furtune mbi universitetet private nga ministria. Corriere shkruan: Kjo është një mënyrë për të kuptuar se sa i përhapur është fenomeni i blerjes së diplomave për 8-12 mijë euro, na thonë nga ministria. Italianët e regjistruar në universitetet private në Shqipëri janë rreth 50.
Por gazeta nuk lë pa përmendur edhe faktin se zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, rezulton drejtoreshë e Departamentit të Psikologjisë dhe të Sociologjisë në universitetin Kristal. Më pas e ka përgënjeshtruar, por dokumenti akoma edhe sot nuk është korrigjuar, mbyll shkrimin gazeta.