E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i fundit i BE-së: Të zbatohet marrëveshja e nëntorit, nuk ka më kohë për të humbur

Share

Ndërsa në Tiranë po vijojnë përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për reformat, Brukseli ka përcjellë një tjetër mesazh për Shqipërinë.

Zëdhënësi i Komisionerit për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle, Petar Stano ka kërkuar nga forcat politike në Shqipëri të zbatojnë marrëveshjen e nëntorit.

Data 24 nuk ka mbaruar ende. Sidoqoftë koha po ecën me shpejtësi, reforma është komponent kryesor i marrëveshjes së nëntorit dhe zbatimi është element i rëndësishëm për konsolidimin e dialogut. Në këtë kontekst dhe në këtë frymë kemi inkurajuar Shqipërinë dhe liderët politikë për të përmbushur ato pak cëshje që Shqipëria duhet të përmbushë. Nuk duhet të humbasë më shumë kohë, sepse ka ende punë për të bërë, për të përmbushur 12 kriteret përpara opionit të komisionit europian, tha Sanino.

Ndërsa e ka cilësuar reformën zgjedhore si një pikë kyçe e marrëveshjes të arritur në nëntor mes PD-së dhe PS-së, Stano ka kërkuar zbatimin sa më shpejtë të saj.

Fyle tha që data 24 është ditë e rëndësishme për të përmbyllur reformën elektorale, thashë që data 24 nuk ka mbaruar ende. Fyle u sigurua nga kryeminstri dhe lideri i opozitës për përmbylljen e reformës elektorale. Ne presim që premtimi të mbahet, kemi nxitur drejtuesit shqiptarë për ta mbyllur këtë cështje sepse ka më shumë punë për të bërë për të plotësuar 12 prioritetet, u shpreh ai.

Gjatë vizitës së kreu në Tiranë disa ditë më parë, komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, kërkoi që brenda 24 majit të përfundohej reforma zgjedhore. Por, sot që skadon afati, reforma zgjedhore nuk është kryer, ndërsa dka mbetur edhe ajo parlamentare. Pra, apeli i komisionerit Fyle ka rënë në vesh të shurdhër, çka ka bërë që zëdhënësi i tij tua kujtojë për herë të fundit politikanëve shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›