E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duisburg "shënjestron" Lalën nëse kthehet në elitën gjermane

MSV Duisburg interesohet për Altin
Lalën. Skuadra e mirënjohur në futbollin
gjerman, e krijuar në vitin 1902 dhe
një prej pjesëmarrëseve të para në Bundesligë,
kur ky kampionat u krijua në vitin 1963,
e shohin kapitenin e Kombëtares shqiptare
si një prej përforcimeve nëse sigurohet
ngritja në elitë. Trajneri Peter Neururer
ka hedhur sytë nga 33-vjeçari kuqezi dhe
shoku i tij i skuadrës te Hanoveri, Çavdar
Jankov, si lojtarët që i nevojiten skuadrës në
sezonin e ardhshëm, për të konkurruar si të
denjë me më të mirët. Sot Duisburgu luan
me Greuther Furtin dhe në rast fi toreje, ata
do të rikthehen në luftën për t‘u ngjitur në
Bundesligë, pas disa vitesh në kategorinë e
dytë (Bundesliga II). Gjithsesi, transferimi
i Lalës duket i vështirë. Mesfushori do të
rinovojë kontratën edhe për dy vjet të tjera
me Hanoverin, ndërsa në të ardhmen për
të është rezervuar një post në klub. Vetëm
dëshira për të luajtur vazhdimisht mund
ta shtyjë kavajasin të kërkojë një tjetër
aventurë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›