E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ofertë 170 milionë euro për Mesin

Mançester Siti nuk tërhiqet dhe po përgatitet për një
fushatë të madhe blerjesh në merkaton e verës.
Në listën e sheikëve spikasin emrat e Lionel Mesit dhe
Hoze Murinjos. Sipas "People", pronarët e klubit janë të
gatshëm të ofrojnë 170 milionë euro për yllin argjentinas.
Presidenti i Barcelonës, Johan Laporta, është informuar
rreth ofertës, pas takimit me presidentin ekzekutiv të
"Sitizëns", Geri Kuk. Shifra faraonike po përgatiten edhe
për Hoze Murinjon: portugezit do t‘i ofrohen rreth 7 milionë
euro në sezon. Tekniku ka përcaktuar kushte të qarta;
do të pranojë vetëm nëse afrohen lojtarë të afi rmuar në
arenën ndërkombëtare. Në listën e Sitit janë edhe David
Vija e Karlitos Tevez, ndërkohë që vazhdon interesimi
edhe për Xhon Terrin. Për kapitenin e Çelsit, ata janë të
gatshëm të paguajnë 22,5 milionë euro, ndërsa lojtari do
të përfi tonte 225 mijë euro rrogë javore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›