“Duje” në finalen e Eurovizionit/ Haxhiymeri: Shpresojmë të kthehemi me trofe

Kreu i delegacionit shqiptar në Eurosong Mario Haxhiymeri ka shpjeguar për emisionin “Ditë pas Dite” në Radio Televizionin Publik Shqiptar se si u arrit deri te performanca e mbrëmjes së djeshme ku Albina dhe familja Kelmendi arritën finalen me këngën “Duje”.
Haxhiymeri theksoi se që prej tetorit të vitit të kaluar është bërë një punë voluminoze që i paraprin festivalit të këngës në RTSH dhe më pas në bashkëpunimin me EBU-në, që është edhe enti që organizon Eurovizionin.
“Puna në përgatitjen për në Eurovizion, për Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Drejtorinë e Përgjithshme fillon që në muajin tetor. 2-3 muaj përpara festivalit të këngës.
Sepse e gjitha puna që kryhet mbrapa kuintave përveç këngëtarëve që dalin në skenë është shumë voluminoze. Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë merret me bashkëpunimin me EBU-në që është enti që organizon Eurovision Song Contest, merret me përgatitjen për skenën dhe për çdo gjë.
Ne si drejtori kemi afate duke filluar që nga muaji tetor që shkoi, në Berlin ku isha këtë vit, ku takohen të gjithë krerët e delegacioneve, ku takohen partnerët më të rëndësishëm të Eurovizionit, siç mund të jetë Tik-Toku etj., dhe fillojnë dhe ndajnë specifikat e mesazhit që do të ketë këtë vit, problematikat me Eurovizionin këtë vit”, u shpreh Haxhiymeri.
Ai theksoi se gjithë kjo punë voluminoze të shpërblehet pse jo edhe me një trofe nga Shqipëria që përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi e cila do të zbresë në skenën e Eurovizionit mbrëmjen e së shtunës.
Sipas Haxhiymerit, fakti që Albina këndon së bashku me familjen e saj bën që të kapë vëmendjen e shumë shikuesve, ku shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës sipas tij, kanë qenë një mbështetje e madhe ndaj kësaj kënge.
“Unë si kreu i delegacionit mendoj se për faktin që jemi kënga e 10-të të shtunën, jemi përpara Suedisë, e cila Eurovizionin e ka në kulturën e vet dhe pastaj kemi Italinë, mendoj se do të jemi në maksimumin e shikueshmërisë në botë dhe pse jo të mos marrim vota sa më shumë. Rasti i familjes është një postcard, ku kënga zgjat 3 minuta dhe grupi e këngëtari ka vetëm 3 minuta kohë që të mbahet mend. Fakti që është familje e kap shikueshin direkt”, theksoi Haxhiymeri.
Intervista
Si u prit nga publiku gjatë performancës?
Mario Haxhiymeri: Ne ishim në numrin e 14 dhe ishim 13 këngë të tjera që e kishin mbushur me energji. Pastaj kur kënga “Duje” doli në skenë dhe Albina me vokalin e saj fantastik pati një ndryshim dhe u duk në atë moment u duk që publiku ishte i përqendruar në maksimum te performanca. Pastaj kur mbyllet kënga, të gjithë fillojnë e kërcejnë.
Puna në përgatitjen për në Eurovizion, për Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Drejtorinë e Përgjithshme fillon që në muajin tetor. 2-3 muaj përpara festivalit të këngës. Sepse e gjitha puna që kryhet mbrapa kuintave përveç këngëtarëve që dalin në skenë është shumë voluminoze. Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë merret me bashkëpunimin me EBU-në që është enti që organizon Eurovision Song Contest, merret me përgatitjen për skenën dhe për çdo gjë.
Ne si drejtori kemi afate duke filluar që nga muaji tetor që shkoi, në Berlin ku isha këtë vit, ku takohen të gjithë krerët e delegacioneve, ku takohen partnerët më të rëndësishëm të Eurovizionit, siç mund të jetë Tik-Toku etj., dhe fillojnë dhe ndajnë specifikat e mesazhit që do të ketë këtë vit, problematikat me Eurovizionin këtë vit.
Është hera e parë në historinë e Eurovizionit që janë dy televizione publike që e organizojnë, që është BBC-ja dhe RadioTelevizioni Ukrainas. Kuptohet RTSH-ja si anëtar i rëndësishëm i EBU-së ka rol kryesor sepse jemi gjithmonë në pjesën e një feedback-u konstant sesi mund të përmirësohet shfaqja në televizion dhe çfarë sheh publiku në gjysmëfinalen e parë dhe të dytë, dhe në finale është 10-20 % i çdo gjëje. Kemi drejtorinë e Uebit, drejtorinë e Promocionit dhe Programacionit.
Është një ekip i tërë i padukshëm por që është gjithmonë aktiv. Është një punë shumë voluminoze dhe nesër shpresojmë ta shpërblejmë publikun me një performancë dhe me një vend shumë të lartë. Si delegacion jemi të përqendruar të gjithë për performancën e ditës së nesërme. Emocionet do t’i ndajmë me ju kur të jemi në RTSH, pse jo edhe me një trofe, pse mos ëndërrojmë.
Mendon se kjo e të qenit një familje që këndon në skenë, na ka favorizuar te votimi? Çfarë presim nga kjo finale nesër?
Mario Haxhiymeri: Unë mendoj se diaspora shqiptare na ka votuar pafundësisht, suporti në median sociale ka qenë i pamohueshëm. Për sa kohë ne arritëm të mblidhnim vota mjaftueshëm dhe lamë shtete si Islanda dhe Danimarka që janë gjithnjë pjesëmarrëse dhe synojnë top dhjetëshen në Eurovizion. Pse mos të jemi ambiciozë edhe në finale.
Unë si kreu i delegacionit mendoj se për faktin që jemi kënga e 10-të të shtunën, jemi përpara Suedisë, e cila Eurovizionin e ka në kulturën e vet dhe pastaj kemi Italinë, mendoj se do të jemi në maksimumin e shikueshmërisë në botë dhe pse jo të mos marrim vota sa më shumë.
Rasti i familjes është si një postcard, ku kënga zgjat 3 minuta dhe grupi e këngëtari ka vetëm 3 minuta kohë që të mbahet mend. Fakti që është familje e kap shikueshin direkt.
/rtsh.al/