Eurovizion Song Contest 2023/ Këngët e gjysmëfinales së dytë, Albina dhe Familja Kelmendi kualifikohen në finale

Eurovision 2023 tashmë ka finalistët e saj, të cilët më 13 maj do të konkurrojnë për vendin e parë në skenën më të madhe të muzikës europiane.
Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste nga 16 që morën pjesë në garë të cilat janë: Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia
Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan janë: Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia.
Finalja e madhe do të mbahet më 13 maj në M&S Bank Arena në Liverpool, Britani e Madhe, ndërsa në të dyja netët e Eurovision 2023 u dhuruan emocione, ritme dhe ngjyrime të bukura të traditës dhe kulturës së vendeve të ndryshme të Europës.
Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.
/rtsh.al/