Duka: 2008, viti i suksesit te futbollit

Presidenti Armando Duka, ne nje interviste ekskluzive per TCH shpjegon momentet me te veshtira te vitit 2008 dhe sukseset e medha te perfaqesueses ne eliminatoret e boterorit 2010.
“Une do ta konsideroja si vitin e fitores se institucionit te futbollit, duke pare konfliktet e federates me Ministrine e Sporteve qe sollen dhe largimin e Shqiperise nga aktivitetet nderkombetare. Por gjithcka u zgjidh. Kampionati i fundit kombetar ka qene nder me te bukurit pasi u luftua deri ne castin e fundit. Gjithashtu, jane bere shume investime ne futboll”, shprehet Duka.
Sipas tij, nje tjeter moment i rendesishem ishte edhe zgjedhja e trajnerit te kombetares, holandezit Arie Han. “Me emerimin e trajnerit te kombetares ne nuk jemi ndare shqiptare me te huaj, por kemi zgjedhur dike qe mendohet se ka dicka per te dhene. Han kishte c’te jepte ne leter dhe dha ne fakte”, deklaron Duka, i cili shprehet i kenaqur me rezultatet e arritura deri tani nga perfaqesuesja shqiptare.
“Realisht jam i kenaqur me kombetaren. Kam vleresuar shpirtin e ekipit dhe ajo qe na ben te kemi nje lloj suksesi eshte se kemi nje ekip te mire me cuna shume te mire, qe bejne ekip”, pohon Duka.
Nderkohe, privatizimi i klubeve eshte nje iniciative e nisur prej kohesh por qe ende nuk eshte bere asgje konkrete. Megjithate, presidenti i FSHF mendon se do te jete kjo nje zgjidhje e mire per klubet dhe per kampionatin shqiptar.
“Koha ka treguar se forma me e mire e organizimit te cdo gjeje eshte shoqeria private. Perderisa shoqeria ka ecur me privatizimet, mendoj se edhe klubet do te jene me mire te privatizuara”, sqaron Duka.
Prej kohesh Federata Shqiptare e Futbollit investimet e UEFA-s i perdor per permiresimin e infrastruktures se klubeve, duke ndihmuar sado pak skuadrat e kampionatit shqiptar, te cilat kane probleme nga me te ndryshmet.
“Une mund t’ju garantoj se jemi e vetmja federate ne Evrope, ku investimet shkojne ne favor te klubeve. Ne i cojme fondet vetem per permiresimin e infrastruktures se klubeve”, deklaron Duka.
Ne fund, presidenti Armando Duka ka bere nje urim per festat e fundvitit duke shpresuar ne suksese me te medha ne vitin 2009. “Une uroj per festat e fundvitit gjithe komunitetin e futbollit. Trajneret, lojtaret, menaxheret dhe tifozet. I ftoj te kontribuojne per zhvillimin e futbollit ne Shqiperi”, uron Duka.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code