E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka-Bumci per ligen

Jo vetëm reagime përpara kamerave e mikrofonave. Tani, radhën e kanë takimet zyrtare të krerëve të institucioneve për një nismë të re dhe të vjetër, ndonëse ndër më të vështirat. Për një ligë të përbashkët futbolli mes Shqipërisë e Kosovës janë takuar Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Aldo Bumçi dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Kjo ndodhi në zyrën e Bumçit, në ministri, ndërsa dy palët diskutuan se çfarë mund të bëhet konkretisht. Presidenti Duka tregon.
Nyja gordiane është pikërisht njohja e Kosovës nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s dhe duhet trokitur fort në dyert e tyre për të bërë të mundur realizimin e kësaj ëndrre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›