Duka: Nuk kemi berë hapa prapaPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka: Ishim realisht në grup të vështirë

Rrjetet sociale:
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pohoi se Kombëtarja nuk ka bërë hapa prapa në edicionin eliminator të Kampionatit Botëror 2010, ku Shqipëria u rendit e parafundit me 7 pikë në 10 ndeshje.
“Nuk mendoj se kemi bërë hapa prapa. Ishim realisht në grup të vështirë. Nuk arritëm të linim pasa Hungarinë, sepse ajo ishte rivalja jonë kryesore”.
Shqipëria i humbi të dyja ndeshjet me Hungarinë: 2-0 në Budapest dhe 0-1 në Tiranë. Shqipëria barazoi me Suedinë (Tiranë), Portugalinë (Braga) dhe Danimarkën (Tiranë). E vetmja fitore ishte ajo kundër Maltës (3-0, në “Qemal Stafa”).
Numri i klikimeve - 365
E Premte, 30 Tetor 2009